Marina dhe Getoar Selimi do bëhen prindër?

E publikuar: 31/07/2021 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto dyshime janë shtuar nga rrallimi i postimeve të saj në rrjete sociale.

Në një foto të publikuar rreth një muaj më parë, ajo shkruan: “Më mori malli për të gjithë ju” dhe menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente, shkruan lajmi.net.

Disa prej tyre kanë ngritur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë, shumë janë ata që kanë komentuar duke e pyetur moderatoren se si e ka bebushin.

Ndërkohë, foton e postuar, Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Tutje, në postimin e saj të fundit në Instagram, Marina ka falënderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen.

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja shqiptare.