Maria Bamieh: Kishte dyshime për mito në rastin e Ilir Tolajt

E publikuar: 30/11/2015 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maria Bamieh ish-prokurorja në misionin e EULEX-it është e ftuar sonte ne Zonën B e cila është duke folur për skandalet e këtij misioni në Kosovë, por edhe për shumë çështje tjera.

Bamieh ka thënë se për shpërthimin në lagjen Bill Clinton kishte dy dëshmitarë.

“Për rastin e shpërthimit në lagjen Bill Clinton, kisha dy dëshmitarë që thonin se kishin paguar para për Florit, për lirimin e dy personave dhe mua më kritikonin pse kam lejuar dëshmitarët ta thonë këtë në gjyq dhe kjo shkaktoi turbulencë ndaj EULEX-it”.

“Pak kohë më pas, më suspenduan”.

“Më shumë se një vit që kur ka filluar rasti, ka lënë të gjitha palët në pritje dhe kjo nuk paraqet standard të mirë të drejtësisë”

Sa isha në Kosovë, jam marrë me dy raste, njëri me rastin e shpërthimit në Bill Clinton dhe aty kishte dyshime për mito e në rastin e Ilir Tolaj kishte indikacione se do të paguhej një mito”.