Margarina është më e shëndetshme se gjalpi

E publikuar: 20/10/2015 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për sëmundjet e zemrës, yndyrat e ngopura nga gjalpi dhe yndyrat të tjera me origjinë shtazore janë po aq jo të shëndetshme si dhe karbohidratet e rafinuara nga sheqeri i bardhë, argumentojnë hulumtuesit nga Harvardi.

Nëse duhet besuar deklaratave të fundit të ekspertëve nga Universiteti prestigjioz i Harvard-it, margarina është më e shëndetshme sesa gjalpi.

Ata thonë se kanë gjetur se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me ato të pangopura zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër. Yndyra të ngopura përmban gjalpi dhe yndyrat e tjera shtazore, kurse ato të pangopura gjenden në margarinë.

Pretendimet e tyre janë të bazuara në një krahasim shumëvjeçar të të dhënave mbi zakonet e të ushqyerit dhe shëndetin e 84.628 grave dhe 42.908 burrave, të cilët në fillim të hulumtimit nuk vuanin nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe të kancerit, transmeton “Zëri.info.

“Yndyrat e ngopura dhe karbohidratet e rafinuara janë po aq jo të shëndetshme, nëse kemi parasysh sëmundjet e zemrës.

Hulumtimi ynë tregon se pacientët duhet të hanë më shumë yndyra të pangopura vegjetale dhe karbohidrate të shëndetshme, për shembull, bukë nga drithërat”, shpjegon udhëheqësi i kërkimeve në Harvard, Frank Hu.

Ai gjithashtu komentoi mbi rezultatet kontradiktore të studimeve të mëparshme duke shpjeguar se hulumtuesit e tjerë nuk kanë marrë parasysh efektin e konsumit të tepërt të karbohidrateve të rafinuara, të tilla si, sheqer të bardhë dhe bukë të bardhë.

Ai argumenton pra se për sëmundjet e zemrës, yndyrat e ngopura dhe karbohidratet e rafinuara janë njëlloj jo të shëndetshme.