Marco Verrati nuk do të transferohet në asnjë skuadër tjetër në verën e ardhshme. Mesfushori italian zgjati kontratën me PSG deri në vitin 2020, duke shuar të gjitha zërat për një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez.
Në komunikatën zyrtare të Paris Saint Germain, 23-vjecari ka zgjatur kontratën me parizienët duke shuar të gjitha zërat që e shohin larg Parisit.
Që nga dita kur firmosi për klubin në Korrik të 2012-ës, mesfushori italian është shndërruar simbol i projektit sportiv të PSG, duke patur një rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës si në Francë edhe në Champions League