Claudio Marchisio paralajmëron Realin, Juventusi synon finalen e Champions League. Mesfushori mendon për ndeshjen e kthimit në Bernabeu, ku Juve shkon e fortë pas fitores 2-1 të arritur në sfidën e parfë. Objektivi për bardhezinjtë është vetëm një, Berlini.
“Në gjysmëfinalen e parë me Realin treguam se kemi pjekurinë për t’i luajtur shanset tona me këdo. Tani shkojmë në Madrid, jo për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, por për të luajtur ndeshjen me kokën lart duke synuar finalen”.
Juventus ka bërë një rrugë goxha të gjatë për të arritur deri në këtë fazë të Championsit, por gjithmonë në rritje.
“Është një progres konstant dhe i rëndësishëm. Në vitin e parë të Contes ishim pa Champions League, të të dytin u eliminuan në cerekfinale, pastaj vitin e kaluar dolëm pas fazës së grupeve por ishim shumë pranë finales së Europa League dhe edhe kjo ishte dicka e rëndësishme për rritjen tonë”.
Ndërkohë, në Itali, dominimi vazhdon të jetë bardhezi, me titullin e katërt radhazi tashmë të fituar, një titull që Marchisio e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm pasi cdo vit është e vështirë që të përsëritet një sukses i tillë./supersport.al/