Maqedonia shton forcat ushtarake në kufirin me Shqipërinë

E publikuar: 12/05/2015 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtohen forcat e policisë dhe ushtrisë maqedonase në kufirin me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për pikën doganore të Bllatës, në zonën e Gollobordës, lajm që konfirmohet nga vetë banorët dhe krerët e komunave, përcjell Portali Albeu.

Shtimi i tyre ka nisur që mbrëmjen e djeshme.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizjeje, por një gjë të tillë e bënë më herët Serbia dhe Kosova në pikat e tyre kufitare me Maqedoninë.

Image