Me 80 vota për dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, Kuvendi i Maqedonisë ka ratifikuar marrëveshjen për kalim të kufirit të qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime.
Ratifikimi i marrëveshjes nga pala maqedonase erdhi pas nënshkrimit kohë më parë në Prishtinë mes shefave të diplomacisë së dy vendeve. /koha.net/