Maqedonia mendon të ndërtojë gardh kufitar për parandalimin e refugjatëve

E publikuar: 10/09/2015 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Poposki, ka bërë të ditur se Maqedonia është shqyrtuar mundësinë për ndërtimin e një gardhi kufitar, të ngjajshëm me atë të ndërtuar në Hungari.

Një një intervistë për të gazetën javore hungareze, Figyelo, ai tha se Maqedonisë ndoshta do i duhet të ‘ndërtojë një lloj mbrojtje fizike edhe pse kjo nuk konsiderohet si zgjidhje afatgjate.’
“Por, nëse e mendojmë seriozisht atë që Europa kërkon nga ne, atëherë ne jemi të detyruar të ndërtojmë një gardh kufitar,” tha Poposki, transmeton Gazeta Blic.
Popski shtoi se Maqedonia është duke bërë çmos që të regjistrojë të gjithë refugjatët.

Shtetet e Europës Perëndimore, si Franca dhe Gjermania, në mënyrë të vazhdueshme e kanë kritikuar ndërtimin e gardhit kufitar në Hungari.
Mendohet, se mbi 160 mijë refugjatë kanë kaluar vetëm në këtë vit në Hungari, përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Shumica e refugjatëve janë nga vendet e Lindjes së Mesme. /Gazeta Blic/