“Maqedonia zgjedh të heshtë në lidhje me deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës”. Kështu e nis gazeta maqedonase “Utrinski vesnik” shkrimin e saj pas deklaratës së kryeministrit Rama.
Deklarata e kreut të qeverisë shqiptare se nëse nuk bashkohen në BE, Kosova me Shqipërinë do të zgjedhin rrugën klasike të bashkimit, ka indinjuar fqinjët, të cilët reaguan menjëherë i quajtur provokime për rajonin këto deklarata.
Gazeta shkruan se vendi nuk duhet të veprojë si një ishull i izoluar në Ballkan dhe duhet të ketë një pozicion të qarta sa i përket pretendimeve për korrigjime kufijsh nga ana e politikanëve të vendeve fqinje.
Autori i shkrimit shkon edhe më tej, duke thënë se për t’u arritur plani i tij (Edi Ramës) duhet të shkelet integriteti territorial i Maqedonisë.
Në këtë shkrim thuhet se kjo çështje ka kaluar pa zhurmë në Maqedoni për shkak të publikimit të regjistrimeve me skandalet e qeverisë nga ana e opozitës.
Gati gjysma e Maqedonisë është territor shqiptar dhe i banuar kryesisht me shqiptarë, ndaj këto deklarata kanë shqetësuar edhe Shkupin zyrtar pasi ngrenë edhe njëherë çështjen e shqiptarëve dhe të drejtës së tyre për të jetuar në një shtet të vetin. /shekulli/