Nga data 12 deri më 18 prill, në Maqedoni të Veriut janë raportuar 46 raste të reja me Kollën e Keqe, me rritje prej 4.5 për qind krahasuar me javën e kaluar, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik.
Shumica e rasteve janë raportuar si pjesë e epidemisë në Shkup ndërsa raste janë raportuar edhe në Manastir – tre, Kumanovë – dy dhe nga një në Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë, raporton alsat.mk.
Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 73 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 31 persona janë të pa vaksinuar, ose me status të panjohur vaksinimi, 13 janë të vaksinuar plotësisht dhe dy janë të vaksinuar sipas moshës.
Nga 46 rastet e reja, nëntë raste janë shtruar në spital.