Maqedoni, kërcënohet me jetë kreu i Strugës, Zijadin Sela

E publikuar: 26/01/2016 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Strugës, Zijadin Sela akuzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, për mosmarrjen e asnjë veprimi lidhur me kërcënimet me jetë, që ai ka marrë vazhdimisht që nga prilli i vitit të kaluar.

Siç është shprehur Sela, rasti i fundit i kërcënimit ka qenë para 10 ditëve.

Të martën, Sela shpalosi edhe letrën kërcënuese, me anë të të cilës – sipas tij, – kishte marrë një informacion se, Interpoli i Shqiperisë kishte informuar Interpolin e Maqedonisë, se një vrasës me pagesë kishte urdhër të vriste sekretarin e Komunës së Strugës, Krenar Lloga.

Lidhur me kallëzimin e fundit penal, që ka ngritur kundër tij Policia e Ohrit, Sela tha se bëhet fjalë për një fushatë politike kundër tij dhe partisë së tij.

/ Top Channel