Maqedoni e Jashari priten nga Kasanof, ministria jep detaje rreth takimit

E publikuar: 14/01/2025 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së ditën e sotme zhvilluan takim në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, u pritën në takim nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit, z. Alexander Kasanof në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve.

Në këtë takim “u ritheksua rëndësia vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike”.

Gjithashtu njoftohet se u diskutua edhe për “bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombetare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë”.