Maqedonci: Ushtria serbe në veri është mesazh i politikës së Vuçiq – deshën ta pushtojnë një pjesë të veriut

E publikuar: 30/09/2023 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici tha se dislokimi i ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është një mesazh i politikës së Aleksandad Vuçiq.

Maqedonci tha se gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por në veri ajo vazhdon të jetë e tensionuar

“Gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar në pjesën kufitare ku kemi pasur një zbarkim të trupave ushtarake serbe që vlerësoj që është një dërgim mesazhi i politikës së Vuçiqit për Kosovën për shkak të humbjeve që kanë pasur eksponentët e tij paraushtarakë në veri”, tha ai për Euronews.al.