Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman Peter Beyer me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë.
“Kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO-s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon.” – ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook.