Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
Maqedonci ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit, Senat e institucione tjera.
Ai ka njoftuar se vizitën e ka nisur me një takim Atlantic Council ku u është pritur nga drejtori Jörn Fleck. Në takim, Maqedonci tha se u diskutua rreth situatës globale të sigurisë, sulmeve terroriste në veri, situatën e sigurisë në vend dhe influencën dhe bashkëpunimin Rusi-Serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit.
“Vizitën në ShBA e fillova me takimin ne Atlantic Council ku u prita nga Jörn Fleck, Drejtor Senior në këtë think-tank prestigjioz dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim diskutuam rreth situatës globale të sigurisë, sulmeve terroriste në veri, situatën e sigurisë në vend dhe influencën dhe bashkëpunimin Rusi-Serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit. Në takim konfirmova angazhimin tonë institucional për integrim në NATO dhe BE dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë!”, ka shkruar Maqedonci.