Maqedonci merr mbështetjen e homologut turk për anëtarësim në Partneritetin për paqe në NATO

E publikuar: 17/10/2023 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbete partner strategjik për Republikën e Kosovës. Ai ka theksuar se ka kërkuar nga ministri turk mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për paqe në NATO, raporton Ekonomia Online.

Maqedonci shtoi se Kosova ka dëshmuar se është e vendosur fuqishëm në funksion të paqes.

“Jemi shumë mirënjohës për përkrahjen që kemi marrë, qoftë përmes trajnimit e po ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Patjetër që ne do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje që janë të dobishme për të dyja palët”.

Ministri turk i Mbrojtjes është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Ai gjithashtu do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.