Maqedonci e pret homologun turk: Partnere e pazëvendësueshme e shtetit tonë

E publikuar: 11/10/2024 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Gyler.

Në këtë takim, Maqedonci falënderoi homologun e tij për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Turqinë, për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Ndërsa, ministri  theksoi se Turqia është e interesuar të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm që kemi me Turqinë, e bën atë partnere të pazëvendësueshme të shtetit tonë”, tha ministri Maqedonci, duke shtuar se mbështetja e Turqisë nuk ka munguar asnjëherë, në secilën periudhë të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, temë në këtë takim ishte edhe lidhur me investimin në industrinë e mbrojtjes, që së shpejti priten të konkretizohen në projekte të realizueshme përbëjnë një lajm të rëndësishëm për vendin.