Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka konfirmuar se kontrata aktuale për furnizim më ushqim për FSK-në është duke u trajtuar nga mekanizmat e Ministrisë.
Maqedonci shtoi se në këtë fazë tranzitore janë duke u furnizuar përmes kompanive që kanë kontrata të lidhura me Agjencinë Qendrore të Prokurimit. Maqedonci shtoi se në vitin 2024, janë larguar vullnetarisht 119 ushtare të FSK-së.
“FSK-ja ka marr pjesë në 12 ushtrime ndërkombëtare. Në proces e kemi rekrutim e 300 ushtarakëve, dhe kemi një interesim të i madh të të rinjve që t’i bashkohen FSK-së. Për dy pikat specifike të shërbimi dhe furnizimi me ushqim aktualisht jemi në koordinim edhe në punë e sipër për të zgjidhur çështjen e ushqimit. Kontrata aktuale është objekt i trajtimi nga mekanizmat e MB. Fokusi ynë është që të ndërtojmë një koncept të ri që do të ofrojnë zgjidhje afatgjate”.
Ministri i Mbrojtjes ka shtuar tutje se për shkak të kësaj faze tranzitore, nuk është duke u shërbyer shumëllojshmëri ushqimesh, por thotë se ushtarët nuk shkojnë në punë për shumëllojshmëri ushqimesh, por për të kryer detyrat e tyre bazike.
“Gjatë kësaj faze tranzitore kemi gjetur këtë mundësi. Ideja ka qenë që ta zbusim këtë rrezik. Sigurisht që s’mund të jetë e njëjta llojshmëri e shërbimit siç është kur kemi pasur operator. Mirëpo kemi tentuar që maksimalisht ta bëjmë të pamundurën që ushtarët tonë të ushqehen në kazerma. E di që është ngritur shumë si temë, por edhe një gjë që duhet ta theksojë është që ushtarët tonë nuk shkojnë në punë për shumëllojshmëri ushqimesh”.
Deputeti i VV-së Enver Dugolli, tha se shifrat që janë raportuar në media për largim nga FSK-ja nuk janë alarmante ashtu siç janë paraqitur.
Sipas tij, me raportimin e ministrit këto shifra janë demantuar.
“Po e demantoni një pretendim fallco që nuk ekziston. Tash është ajo fazë e pensionimeve të parakohshme që e rrit atë numër, por ligji është i tillë, që një pjesë të tyre sa ishin 77 ligji po i largon. Trendi prej se jam në këtë komision e kemi parë që nuk ka ndonjë ngritje substanciale ose shqetësuese. Nuk është në shifra alarmante siç është raportuar”,
Deputeti i LDK-së Anton Quni, tha se largimi i ushtarëve nga FSK-ja është situatë shqetësueses dhe se kjo situata nuk duhet që të paraqitet si normale.
Ai ka pyetur ministrin se cila është zgjidhja që MB parasheh të bëjë në lidhje me furnizimin me ushqim për FSK-në.
“Unë ende nuk e kuptova pasi ka skaduar kontratë e një operatori, ju është vazhduar kontrata edhe tri herë radhazi ende nuk e kam të qartë a qëndron lajmi që ushtaret e FSK furnizohen nga operatorët që sigurojnë ushqim nga studentë dhe të burgosurit. Nuk dua të paragjykoj pa e ditur, si mendon në të ardhëm ta menaxhoni këtë situatë”.
“Çështja e dytë e largimeve, po e shohë që është një interesim largimi, me e paraqit si një gjendje normale, pjesë e tredeve globale. Por unë nuk e shohë kështu, për mua është shqetësueses, nëse e krahasojmë më të kaluarën ku janë larguar 17-18 pjesëtarë, tani në vitin2024, 119 ushtarë”, ka thënë ai.
Ministri Maqedonci sqaroi se FSK-ja është duke u furnizuar me ushqim nga kompanitë që kanë kontrata me Autoritetin Qendror të Prokurimit dhe se kanë marr mbështetje me personel që shërbejnë në mensën e Studentëve dhe të Shërbimit Korrektues.
Ai ka shtuar se në të ardhme do të zhvillohet vetqëndrueshmëri si koncept dhe se ideja është që furnizimi të ndahen prej shërbimeve, që do të thotë shërbimet të realizohen brenda MB-së ndërsa furnizimi të jetë nga Autoriteti Qendror i Prokurimit.
“Sa i përket procesit të ushqyerjes të tanishme jam në pritje të një raporti për arsyet e ndërprerjes apo të vazhdimit. Aktualisht ne jemi duke u furnizua nga kompanitë që kanë kontara me Autoritetin Qendror të Prokurimit, jo nga mensa, është autoritet që furnizon mensën me burgjet. Kurse mbështetje që e kemi pasur e kemi pasur me personel që shërbejnë në mensën e studente dhe Shërbimit Korrektuese në mënyrë që të zbusin rrezikun e ushqyerjes në fazën ku jemi aktualisht. Ne ende nuk kemi vendosur sistemin të vetqëndrueshmërisë”.
“Gjatë kësaj fazë tranzitore kemi gjetur këtë mundësi që të zbutet rrezikun, kemi tentuar që maksimalisht të bëjmë të pa mundurën që ushtarët të ushqehen në kazerma. Për të ardhme kjo vetqëndrushemëri është koncept që do të zhvillohet edhe me teje, ideja është që furnizime të ndahen prej shërbimeve. Shërbimet të realizohen brenda MB kurës furnizim të jetë nga Autoriteti. Të çështja e largimeve, ne e kemi marr me seriozitet largimin, për këtë kam kërkuar që të bëhet një koncept i mbajtjes së personelit brenda FSK-së. Kualiteti i ushqimit është ashtu siç kërkohet”.
Arife Halili, u.d e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në MB, tha se 217 pjesëtarë të FSK janë larguara, duke përfshirë edhe rastet e pensionimit, rastet e vdekjeve edhe çështje të tjera.
“Numri me i madh i të larguarve ka qenë në vitin 2018-2023-2024. Bazë të deklarimeve 80 për qind është migrim jashtë vendit dhe bashkim familjarë. 217 është me pensionime, vdekje e të tjera”, ka thënë ajo./EO