Edhe Arlind Manxhuka i VV-së ka dalë me një reagim, teksa shihet t’i jetë kundërpërgjigjur shefes së zyrës së Presidentes Vjosa Osmani, e cila e demantoi shefen e GP të LVV, Arbërie Nagvci se i kanë ofruar nënshkrimet e deputetëve të VV-së për Vjosa Osmanin që të shpall kandidaturën por që ajo gjoja ka refuzuar.
Manxhuka ka thënë se nëse kanë dyshime për premtim, atëhere le të shkojnë në zyrë të LVV dhe do t’i kenë tre kandidatë më shumë se Glauk Konjufca.
“Nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, shkruan ai.

















