Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar sërish mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si subjekt që duhet të mbetet në opozitë.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, tha për “Front Online” se aktualisht fokusi është te konstituimi i Kuvendit.
“Aktualisht jemi në fazën e konstituimit të Kuvendit dhe ky proces i takon të gjitha subjekteve parlamentare. Sa i përket koalicionit qeverisës që vjen pas fazës së konstituimit të Kuvendit ne tashmë kemi deklaruar qartë se PDK duhet të qëndrojë në opozitë”, deklaroi ai.


















