Piloti i paemëruar që u lëshua me një aeroplan të lehtë, nga cepi i një shkëmbi në Idaho të Shteteve të Bashkuara, ka arritur që të mos binte në ujë.
Aftësitë a mahnitshme në manovrim, ia mundësuan që të drejtonte fluturaken, në momentin e fundit para se të përplasej për toke, transmeton Telegrafi.
“Pritëm që aeroplani të përplasej në ndonjërën prej shtëpive, por në mënyrë elegante u ngrit dhe vazhdoi fluturimin” ka thënë një prej të pranishmëve që e filmoi ngjarjen.
Në anën tjetër, ekspertët që e shikuan videon, thanë se lëshimi nga shkëmbi ishte shumë i rrezikshëm, ndërsa mundësitë përplasjes ishin të mëdha. /Telegrafi/