Roland Brunnbauer ka treguar aftësitë e mahnitshme akrobatike me parashutë, teksa po lëshohej mbi Alpet e Austrisë.
Parashutisti 25-vjeçar, që ka nisur të praktikojë këtë sport që nga viti 2013, është bërë pjesë e shumë garave dhe ka fituar disa çmime, transmeton Telegrafi.
Kësaj radhe, bashkë me një tjetër ekspert, ka kryer një manovër të pazakontë në qiell, duke qëndruar më këmbë mbi një parashutë që ishte në lëshim. Para se të rrotullohej disa herë për 360 shkallë, me një shpejtësi mjaftë të lartë.
“Më shkaktoi marramendje, nuk po mund ta shikoj se si po rrotullohet kaq shpesh”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/