Manjola Nallbani bën dedikimin më të ndjerë për gjysmën e saj më të mirë

E publikuar: 28/05/2018 07:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Je fati im” është një titull tipik i një këngë dashurie, por për këngëtaren e njohur të skenës shqiptare nuk është vetëm kaq. Sa mesazh dashurie, aq edhe përkushtimi, ndjenje e pasioni.

Teksti i Manjolla Nallbanit, i bërë bashkë me notat e kompozitorit Enis Mullaj, është prezantuar sot për herë të parë në “E diela shqiptare”, ku këngëtarja ishte e ftuar për të qenë pjesë e rubrikës “Edhe unë këndoj.”

“Ishte mënyra më e mirë për ta prezantuar këngën time këtu”, – tha Manjola para se të prezantonte klipin. Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këngës, Manjola tha se kjo është një këngë ndryshe nga të tjerat, sepse përmban një mesazh për këdo, për gjysmën e çdo njeriu. Edhe pse i referohet, ndoshta, momenteve të para të dashurisë, “Je fati im” ëhstë shkruar për këdo që e gjen veten: “Për secilin nga ne është diku gjysma tjetër, fshihet diku. Le të jetë një këngë që secili t’ia këndojë gjysmës së vet” – tha Manjola.

Por Ardit Gjebrea, s’mund ta linte pa e ngacmuar dhe pa e pyetur nëse është ky një krijim që i dedikohet edhe bashkëshortit të saj: “Po ne nuk këndojmë vetëm për vete, edhe për të tjerët. Është një këngë për të gjitha dashuritë, sidomos në momentet e para. Por unë këtë këngë ia kam kënduar gjysmës së secilit prej jush” – tha Manjola.

Klipi i këngës, i realizuar nga vëllai i Manjolës, Erald Nallbani, së bashku me “aksesorët” e tjerë të shtuar, i është përshtatur mjaft mirë fabulës së këngës.