Manekinia nga New Yorku lë takim me 150 meshkuj, ata i takoi në vendin dhe kohën e njëjtë (Foto)

E publikuar: 24/08/2018 06:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manekinia Natasha Aponte nga New Yorku, muaj më parë i kishte dërguar mesazhe qindra meshkujve përmes aplikacionit “Tinder”, me qëllim që të organizonte një takim masiv prej më shumë se 150 meshkujve, shkruan Guardian.

Megjithatë, Aponte nuk u kishte treguar diçka këtyre meshkujve. Secili prej tyre kishte menduar se është mashkulli i vetëm që do të shkojë në takim. Dhe kur 150 prej tyre u takuan gjatë një të diele në orën 19 në sheshin Union të Manhattan, e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një takim, transmeton Telegrafi.

Ata i priste në lokacionin e paraparë DJ Nick AM dhe një skenë gjigante e ndërtuar, dhe pa kaluar shumë minuta në këtë skenë u mblodhën të gjithë meshkujt kurse më pas u shfaq edhe Aponte.

Manekinia arriti që takimin ta shndërroj në një garë mes meshkujve, ku fatlumi do të fitonte vëmendjen e saj. Aty filluan të rreshtohen edhe disa kameramanë që filmuan ngjarjen për ta dokumentuar nëpër botë.

“Më duhet ta pranojë. Ju kam ftuar që të dilni me mua”, ka deklaruar Aponte para qindra meshkujve.

Aty ua kumtoi lajmin se ka hequr dorë nga aplikacionet për takime, dhe se kërkon nga “pretendentët” që të garojnë për të fituar vëmendjen e saj. Fillimisht i diskualifikoi të gjithë ata që ishin më të shkurtër se 178 centimetra, që e kanë emrin Jimmy (është arsyetuar se nuk i pëlqen si emër) dhe që i kanë braktisur të dashurat.

I ka ndarë në njërën anë ata që janë në lidhje (ka pranuar se gjysma e meshkujve që përdorin Tinderin janë në lidhje), si dhe ata që kanë votuar apo përkrahur Donald Trumpin.

“Nëse mendoni se mund ta përkrahni Trumpin dhe të jeni në lidhje me një portorikane, atëherë largohuni menjëherë”, ka deklaruar Natasha.

Ndërsa të gjithë ata që patën fatin të mbesin ende në garë, u kërkoi që t’i bëjnë nga 30 pompa. Disa orë më vonë u vëri edhe një kusht, të gjithë ata që kishin mjekrën e gjatë, barkun e madh, këpucët Toms dhe pantallona e gjëra të largohen menjëherë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Natasha eliminoi nga gara të gjithë ata që janë duhanpirës dhe që janë të interesuar vetëm për seks. Por, për shkak të kritereve të rënda, ata pak persona që kishin mbetur në garë është dashur ta kalojnë edhe një fazë testimit – secili ka qenë i obliguar t’i tregoj masës se pse Natasha Aponte duhet të dalë me të.

Amir Plesants, 21-vjeç, nga Mont Claire në New Jersey, ka deklaruar për New York Times se në ato momente ishte tërhequr nga gara. Plesants ka pranuar se Natasha Aponte e kishte telefonuar muaj më parë, ku i kishte thënë se dëshiron të takohet me të në një vend ku do të performoj një mik i saj DJ. Megjithatë, Plesants ka thënë se në fund kishte fituar garën një mashkull emrin e të cilit e kishte harruar. /Telegrafi/