Roberto Mancini është shprehur i kënaqur në tërësi me paraqitjen e Interit kundër Juventusit, megjithëse pranon se skuadra e tij pësoi rënie në gjysmën e dytë.
Nerazzurrët dhe Bianconerët luajtën pa gola në Giuseppe Meazza në derbin e të dielës mbrëma.
“Jam i kënaqur në përgjithësi, ishte ndeshje e mirë me disa raste, por disa lojtarë më ishin kthyer të premten nga angazhimi me kombëtaret”.
“Në gjysmën e dytë shkuam paksa prapa dhe vuajtëm në krahasim me pjesën e parë”.
“Në fund të fundit, një ndeshje aq e vështirë dhe luftarake ishte e mirë dhe jam i bindur se Juventusi do të kthehet për të sfiduar për Scudetto pas disa muajsh”, është shprehur Mancini për Sky Sport Italia. /Telegrafi/