Italia ka arritur në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Euro 2020.
Por keqardhja më e madhe për trajnerin e Azzurëve, Roberto Mancini është që mbrojtësi Leonardo Spinazzola nuk mund të luaj.
Mbrojtësi i majtë i Romës u lëndua në duel me Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020, ku do të mbetet jashtë fushave për rreth gjashtë muaj.
E numri një i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka thënë se mbrojtësi i Romës ka qenë më i miri në Euro 2020.