Mancini: Pirlo një kampion, pres gola nga Icardi

E publikuar: 07/11/2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Transferta e Interit në Torino është aperitivi i së dielës së Serisë A, me takimin që luhet pak pas mesdite, dhe për zikaltërit është një ndeshje e komplikuar për të ruajtur kryesimin ku gjendet në kuotë të barabartë pikësh me Fiorentinën. Pasi e nisi nga stoli takimin me Romën, ky mund të jetë rasti për të parë sërish nga fillimi Mauro Icardin.

“Me lënien në stol ndaj Romës nuk doja ti demonstroja ndonjë gjë. Ishte një zgjedhje taktike sic ndodhi me Jovetic në Bologna. Edhe skuadrat e tjera lënë në stol lojtarë të rëndësishëm, Luiz Adriano te Milani apo Dybala e Moratta te Juventusi. Me keqardhje rastis ti përjashtosh nga 11-shja fillestare, por Mauro në fund e di se është ai që do të shënojë më shumë gola nga të gjithë”.

Gjatë javës ka dalë në pah në lajmet e merkatos edhe emri i Andrea Pirlos si një përforcim i mundshëm i Interit për të përmirësuar skuadrën në janar.

” Nuk është e vërtetë që kam folur me të. Nuk e di se cfarë synimesh ka Pirlo tani që Major League Soccer ka mbaruar. Nëse do të dontë të rikthehej në Itali, ndokush mund të jetë i interesuar për të rimarrë. Nuk është një lojtar normal. Ka cilësi teknike të shkëlqyera dhe është një kampion. Pirlo e kupton lojën para gjithë të tjerëve”.

Gjithsesi Mancini preferon të mos flasë shumë për merkaton dhe përqëndrohet menjëherë te kampionati.

” Nuk jemi ne favoritët për titullin, por këtë sezon nuk besoj se ka ndonjë skuadër që është favorite. Besoj se ka skuadra si Napoli e Roma që janë më të qarta pasi lojtarët e tyre kanë më shumë kohë që luajnë bashkë. ne duhet të përmirësohemi me nxitim dhe ky përmirësim përfshin dhe detyrën për të shënuar më shumë gola. Ndaj Torinos nuk do të mjaftojë vetëm të luajmë mirë. Ventura është një trajner i zoti që e njeh mirë futbollin. Duhet të luftojmë dhe të përplasemi për cdo top”./ss/