Megjithatë Roberto Mancini në konferencën e fundit për shtyp gjatë këtij sezoni, foli qartë madje më qartë se kurrë më parë, duke vendosur pikat mbi I, nëse do të qëndrojë apo jo te skuadra zikaltër edhe sezonin e ardhshëm.
“Fakti që kam vetëm një vit kontratë me Interin nuk përbën asnjë lloj problemi për mua. Nuk synoj rinovimin por dua vetëm të kem sigurinë sa i përket programeve që ka klubi dhe sa mund të ndikojnë ato në objektivat e skuadrës.
Do të flas me presidentin Thohir dhe nëse Interi ka nevojë për mua do të qëndroj me shumë dëshirë në të kundërt jami i gatshëm të prish kontratën”.