Sulmuesi shqiptar Rei Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, me fanellën e Sivasspor, në duelin ndaj Trabzonspor.
26-vjeçari shqiptar dyfishoi shifrat në minutën e 21-të, duke goditur saktë me kokë.
GOLI I PARË I MANAJT: VIDEO
Sulmuesi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e dytë personal, duke i dhënë avantazhin 3-2 skuadrës së tij.
GOLI I DYTË I MANAJT: VIDEO
Manaj u ngjit në kuotën e katër golave në kampionat me fanellën e Sivsaspor.
Ish-sulmuesi i Interit, Barcelonës e Watfordit dalëngadalë ka filluar të shndërrohet në protagonist te skuadra turke.
Ndeshja në fund ka përfunduar 3:3.
Manaj për disa vite ka qenë reprezentues i Shqipërisë, mirëpo në vitet e funit nuk është ftuar në Kombëtare për shkak të formës jo të mirë.
Manaj ishtë bërë pjesë e Sivassporit në gusht të këtij viti si lojtar i lirë dhe deri më tani ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës./lajmi.net