Man Utd ofron 35 milionë për mbrojtësin e Monacos (Foto)

E publikuar: 18/08/2016 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho po insiston ta transferoj në Manchester United mbrojtësin e djathtët të Monacos, Fabinho
Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, drejtuesit e Manchester Unitedit janë të gatshëm t’i ofrojnë Monacos 30 milionë funte (35 milionë) euro për mbrojtësin e djathtë, Fabinho.

Nëse e realizon këtë transferim, Jose Mourinho do ta shes menjëherë mbrojtësin italian, Matteo Darmian.

Ky i fundit nuk e ka bindur strategun portugez, dhe për këtë është hedhur pas Fabinhos, përcjell Express.