Man City transferon përforcimin e ri të Juventusit?

E publikuar: 16/09/2015 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Juventusit, Alex Sandro.
Manchester City u mposht nga Juventus të martën në Etihad me rezultat 1:2 në ballafaqimin e tyre të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, “Citizens” kanë shfrytëzuar rastin për të konfirmuar interesimin për transferimin e mbrojtësit të majtë të “Bianconerëve”, Alex Sandro.

Futbollisti iu bashkua kampionit të Italisë nga Porto gjatë afatit kalimtar të verës pas interesimit edhe nga City.

Por, sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, lideri i Premierligës vazhdon të jetë i interesuar për të.