Malushi: Projkete të tjera pèr humanizëm

E publikuar: 06/04/2015 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Regjisori Blerdi Malushi, ditë më parë ka realizuar dy mbrëmje gala për humanitet. Falë këtyre dy mbrëmjeve tash më komuniteti i personave me sindromën Down si dhe ata me autizëm, do të kenë qendrat e tyre.

Ky i fundit, ka treguar se nuk do të ndalet së kontribuuari për personat të cilët kanë nevojë për ndihmë. “Është bërë një punë shumë e madhe dhe nuk do të ndalemi me kaq. Unë u jam shumë falënderues të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë projekt dhe atyre që na ndihmuan me mundësinë e tyre për ndërtimin e kësaj qendre”, ka thënë Malushi.

Po ashtu, drejtoresha e Qendrës Sindrom Down, Sebahate Hajdini, është ndarë shumë e kënaqur nga ky projekt që është realizuar me shumë sukses dhe se tani fëmijët e prekur me sindromën Down do ta kenë një qendër.
Njëjtë është shprehur dhe drejtoresha e Qendrës së Autizmit, Shpresa Xhakli, e cila ka thënë se “shqiptarët po ndajnë bukën e gojës me ne dhe kjo na bënë të jemi humanitar dhe të njerëzishëm”.

Përndryshe, nga këto dy mbrëmje gala që janë mbajtur nën regjinë e Blerdi Malushit, janë mbledhur qindra mija euro.
Në këto dy mbrëmje kanë marrë pjesë emra të njohur të politikës, artistë, afaristë të cilët kontribuuan për këto dy qendra, ndërkaq edhe diaspora kontribuoi. Ndër të tjera, Malushi tregoi se së shpejti do të realizohet edhe një kampanjë për Hendicap Kosova. /Indeksonline/