Parlamenti i Maltës miratoi tre ligje të reja të cilat do ti hapin rrugë implementimit të teknologjisë blockchain.
Ministri i Financave tha se Malta së shpejti do të shndërrohet në Ishullin e Blockchainit duke ofruar një bazë solide për kompaninë të cilat kanë në fokus teknologjinë në fjalë.
Silvio Schembri tha se investitorët tashmë kanë mjetet e duhura ligjore për të operuar në një ambient të rregulluar.
Ai u shpreh optimist për ardhjen e investitorëve dhe kompanive blockchain në Maltë të cilët duhet të rrisin edhe më tej ekonominë e vendit.
Së fundi Malta është bërë shtëpia e bursave të njohura kriptografike si Okex, Binance dhe BitBay falë zhvillimeve pozitive që ka pasur në vend.
Tre ligjet e miratuara janë: Akti i Inovacionit Dixhital, Akti i Shërbimeve dhe Rregullimeve Teknologjike dhe Akti i Asteve Virtuale Financiare. /CryptoWorld.al