Politologu, Albinot Maloku, ka thënë se marrëveshje në Burksel nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me targat jo “RKS”, pas skadimit të afatit të regjistrimit.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1 Maloku Maloku tha se këto targa që janë në shfrytëzim nga serbët në veri edhe nëse u skadon regjistrimi sipas rregullit ato prapë se prapë do të mbesin të tilla pasi që sipas tij deri sa të shitet vetura tek një person tjetër ato targa janë funksionale.
“Serbia nuk prodhon targa të reja, ndoshta për veturën e re në qoftë se e blenë qytetari dhe nuk prodhon targa të reja por për ato rezistente ai ka të drejt, tash edhe kjo është e pasqaruar, pra këto janë komplet tentativa për të nxjerrë sqarimin më në detaje se çka nënkupton kjo çështje dhe tash pas çdo marrëveshje të krijohet situatë ku do të krijohet interpretim është e palogjikshme”, tha Maloku.
Ndërkohë dje është arritur marrëveshja për targa në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes Kosova do të shfuqizojë vendimin për gjoba ndaj qytetarëve serbë, ndërsa që Serbia nuk do të lëshojë më targa për serbët në veri të Kosovës.