Kriza politike e shkaktuar në këtë kohë të pandemisë, është bërë me qëllim nga të gjithë liderët e partive politike për ta shfrytëzuar për poena politik, kështu thonë për Infosot.
Kjo krizë e shkaktuar fillimisht nga partnerët e koalicionit Vetëvendosje – LDK, e që u pasua nga opozita në kohën kur të gjitha shtetet në botë qeveritë e tyre, i përkrahën deri sa të kaloi pandemia Covid-19, që tashmë e ka kapluar gjithë globin, sipas analistit politik Albinot Maloku dhe drejtorit ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftari, në Kosovë ndodh e kundërta.
Albinot Malokut, ka kritikuar për rol destruktiv dhe jo unifikues që po luanë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e që ka shtyrë qytetarët drejtë një lloj depresioni.
“Kriza politike e cila u shkaktua në këtë kohë të pandemisë Covid-19, ishte qëllimkeqe kushdo që e nisi apo ekzekutojë. Në një rrethan tjetër me siguri se nuk do të ishte aq interesante përderisa përbrenda koalicionit qeverisës pati faktor që nuk kishin qellim ecjen përpara të shtetit, por e kundërta. Në anën tjetër edhe roli destruktiv që ka luajtur presidenti kohëve të fundit ishte krejt i panevojshëm. Këto beteja politike në këtë kohë pandemie me siguri se kanë shkaktuar edhe një lloj depresioni te qytetarët”, ka thënë për Infosot, Maloku.
Ndërsa drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftari, për Infosot, ka thënë se kjo është fatkeqësi për qytetarët se si as drejtuesit e institucioneve dhe as liderët e partive nuk kanë kurajo dhe nuk bashkëpunojnë për ta lehtësuar e tejkaluar këtë situatë të pandemisë, ku shëndeti i tyre do të duhej të ishte në plan të parë, e jo siç po e shfrytëzojnë liderët këtë situatë për poenat e tyre politikë.
“Është fatkeqësi se si liderët institucionale dhe partitë politike edhe në gjendje të tillë të pandemisë nuk gjejnë kurajon dhe vullnetin për të bashkëpunuar dhe koordinuar politikat dhe aktivitetet për të lehtësuar dhe tejkaluar këtë pandemi, por përkundrazi të gjithë padallim po e shfrytëzojnë këtë situatë për poeane politikë, duke vënë interesat dhe nevojat e qytetarëve në plan të dytë”, ka thënë Miftari.
Maloku e Miftari, kanë bërë apel që gjendja e rënduar ekonomike e shkaktuar nga virusi korona të merren në konsiderat nga spektri politik, dhe mos ta shtyejnë popullin drejtë depresionit shoqëror.