Mallorca s’ndalet duke e postuar Muriqin, ia kushton një video të veçantë

E publikuar: 04/04/2026 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vedat Muriqi sot ishte heroi i Mallorcës, në duelin ndaj Real Madridit.

Muriqi shënoi në minutën e 91-të ndaj Realit, për t’ia dhënë Mallorcës fitoren ndaj “Los Blancos”.

Mallorca fitoi 2-1, teksa Muriqi shënoi golin e tij të 19-të në La Liga.

Pas ndeshjes, faqja zyrtare e Mallorcës shfaqi kreativitetin e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, Mallorca ka publikuar një video të Vedat Muriqit në një barkë në ishullin e Mallorcës, me një mbishkrim.

“Si sheh këtë video, pirati sapo shënoi golin”, shkruan faqja zyrtare e Mallorcës.

Me fitoren ndaj Realit, Mallorca shkoi në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 17-të, duke i ikur zonës së rënies në La Liga.