Mallkimi i “Anoetës”, bie Barça rihapet La Liga

E publikuar: 10/04/2016 01:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Sociedadi rihapi La Ligan. Skuadra baske mundi 1-0 Barcelonën në Anoeta me katalananist që pësuan të dytën humbje radhazi pas asaj në El Clasico dhe të tretën ndeshje pa fitore, pas asaj të barazuar 2-2 me Villarealin. Një mini krizë e skuadrës së Enriques, që dhe në Europë mori kritika të mëdha pas asaj fitoreje 2-1 me Atleticon. Pa Suarezin, blaugranat nuk konkretizuan dot rastet që krijuan, gjë që e bëri Sociedad që gjeti golin me anë të Oyarzabai-t në minutën e 5-të.

Një epërsi që zgjati deri në fund me Barcëm që nuk arriti të përmbyste ndeshjen duke marrë një humbje shqetësuese për fatet e La Ligas, pasi Atletiko afrohet në vetëm 3 pikë pasi bëri detyrën përballë Espanyol duke fituar 3-1 në transfertë. Los colchoneros ndryshe nga Barca arritën të përmbysin rezultatin pas golit të Diop, me Torres, Griezmann dhe Koke që shënuan të 3 nga një gol për një sukses mjaft të rëndësishëm të ekipit të Simeones, që tashmë mund të besojë te një titull që mendohej i mbyllur. Reali i Madridit gjithashtu u afrua në 4 pikë, me skuadrën e Zidane që si zakonisht në shtëpi regjistroi një tjetër goleadë.