Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se tekset e kundërshtarit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Fetullag Gylenit i duken të njëjta me ato të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Konflikti mes Gulenit dhe Erdoganit ka filluar me faktin se Guleni e ka ndihmuar të vijë në pushtet atë”.
Maliqi në Zona B në Klan Kosova, ka thënë Turqia nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
“Kur i lexoj tekstet e Gylenit janë si tekstet e Ibrahim Rugovës pasi në to flitet për paqe”.
“Në disa aspekte duhet të ndahet shapi prej sheqerit dhe të dihet deri ku mund të shkojë interferimi i Turqisë në punët tona të brendshme”.