Maliqi: Tash të bëhet marrëveshje që Manastiri të mos mbetet bunker serbo -ortodoks, por të hapet për vizitorë

E publikuar: 13/03/2024 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkelzën Maliqi, analist, ka komentuar pajtimin e Qeverisë së Kosovës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë se Manastiri duhet të hapet edhe për vizitorët e tjerë, jo të mbetet siç thotë ai “bunker serbo-ortodoks”.

Maliqi ka thënë se vendimi është i ligjshëm dhe domosdoshëm, por theksoi nevojën që ky objekt fetar të jetë i hapur.

”Vendimi i Qeverisë për Manastirin e Deçanit ka qenë ligjërisht dhe politikisht i domosdoshëm, çka është folur dhe premtuar më parë ka qenë diskurs popullist mashtrues. Çka mundet me ndërmarrë Qeveria është kompenzimi meritor i komunës se Deçanit për hektarët dhe dëmet e shkaktuara. Po kështu të bëhet një marrëveshje që Manastiri të mos mbetet institucion i mbyllur dhe “botë në vete” , por të hapet gradualish për të gjithë vizitorët e interesuar. Nëse Unesco e ka shpallur monument të trashëgimisë botërore, nuk mund të mbetet bunker serbo-ortodoks. Shqiparët tradicionalisht kanë ditur ti mbrojnë dhe respektojnë objektet e kultit ortodoks, le tua kthej edhe Kisha ortodokse respektin shqiptarëve dhe shtetit ligjor që po ndërtohet në Kosovë”, ka thënë ai. /Gazeta Express