Mali i Zi blen helikopterë nga Amerika

E publikuar: 02/11/2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi do të blejë helikopterë nga kompania amerikane “Bell Helicopter” në kuadër të Planit të Modernizimit të armatës malazeze.

Kështu shkruan e përditshmja malazeze “Vijesti”, transmeton Klan Kosova.

Përfundimi i kontratës pritet të bëhet në fillim të vitit 2018, kur specifikohen të gjitha hollësitë e kontratës, kanë konfirmuar për këtë gazetë nga kjo ministri.