Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë.
Në një postim në X, MPJ e Malit të Zi tha se do të vazhdojnë angazhimin për forcim bashkëpunimi e fqinjësi të mirë.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i shprehim urimet tona të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Kosovës. U urojmë përparim të vazhdueshëm, stabilitet dhe prosperitet dhe riafirmojmë angazhimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.

















