Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndalojnë fluturimin e Lavrovit për në Serbi

E publikuar: 05/06/2022 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

MOSCOW, RUSSIA – MARCH 2, 2021: Russia’s Foreign Minister Sergei Lavrov looks on during a meeting with Uzbekistan’s Foreign Minister Abdulaziz Kamilov at the Reception House of the Russian Foreign Ministry in Spiridonovka Street. Press Office of the Russian Ministry of Foreign Affairs/TASS Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Ìèíèñòð èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ Ñåðãåé Ëàâðîâ âî âðåìÿ âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Óçáåêèñòàíà Àáäóëàçèçîì Êàìèëîâûì â Äîìå ïðèåìîâ ÌÈÄ ÐÔ íà Ñïèðèäîíîâêå. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, kanë ndaluar nëpër hapësirat e tyre ajrore, fluturimin e avionit që do të lejonte ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ta vizitonte nesër Beogradin.

Kështu shkruan Danas, sipas burimeve të tyre jozyrtare, anise në të njëjtën kohë thuhet se zyra e presidentit të Serbisë, ka njoftuar për një takim të Aleksandar Vuçiqit me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, në orën 10.00 të paradites.

Kryediplomati rus pritet ta vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor, teksa janë planifikuar takime me Aleksandar Vuçiqin dhe ministrin serb, Nikola Selakoviq.

Kujtojmë që gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ditë më parë në Rubikon me Adriatik Kelmendin, raportoi se vizita e ministrit rus, Sergei Lavrov, po përcillet me telashe, dhe se arritja e tij në Beograd mbetet dilemë për shkak të vendimeve për ndalesa të fluturimeve të disa shteteve.

Ndërkohë tashmë edhe vet kryeministrja serbe, Ana Brnabiq deklaroi sot se situata rreth shkuarjes së ministrit të Jashtëm rus në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se Aleksandar Vuçiq po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.