Makolli: Njëri nga të arrestuarit dyshohet se kreu sulmin në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 31/08/2016 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Drejtorisë Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli ka prezantuar para mediave të gjeturat në rastin e sulmit të ndërtesës ne Kuvendin e Kosovës, me që rast janë arrestuar 6 persona, raporton Gazeta Express.

Ai i ka siguruar qytetarët se të gjitha hetimet për këtë rast janë kryer në mënyrë profesionale duke u bazuar në kodin penal të Kosovës, dhe Ligjit tjera të Republikës së Kosovës, duke mos marr për bazë përkatësin politike të asnjë individi.

Ai ka thënë se hetimet kanë qenë të përqendruara në dy pista. Identifikimi i kryerësve dhe identifikimi i personave qe dërguan komunikata dhe kërcënime si “Rugovasit”

“Në disa nga mediat elektronike të Kosovës ishte dërguar një komunikatë ku merrinin përgjegjësinë “Rugovasit”, në këtë komunikatë kishte kërcënime edhe me të mëdha ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne kemi identifikuar pajisjen nga e cila është lëshuar komunikata. Kemi identifikuar përdoruesit e kësaj paisje, kemi arrit ta identifikojmë personin e fundit që e ka përdor këtë aparat telefonik, i cili më pas e kishte shitur atë”, ka deklaruar ai.

Makolli tregoi se aparati telefonik ishte blerë brenda ditës nga një shitës ambulant, dhe të njëjtën ditë e kishte shitur.

Në anën tjetër ai ka thënë së policia ka arrit ta identifikoj edhe personin që e ka sjellë nga perëndimi motorrin me të cilin u kry në Kuvend, e edhe personin të cilin e kishte shitur motorin pak ditë para se të kryhet sulmi

Ai tha se të gjitha këto pohime janë të përcjella me fakte, foto, video, dëshmi tek prokuroria.

Makolli tha se 6 te arrestuarit janë organizuesit dhe ekzekutuesit e sulmit.

Ne baze te analizave tha se rasti është organizuar në mënyrë të sofistikuar, duke shtuar se njëri prej të arrestuarve dyshohet se e ka kryer sulmin.

Ai nuk tregoi nëse do të bastisen zyrat e Vv’së pasi të arrestuar janë 6 aktiviste të saj – përfshirë edhe një zyrtarë te lartë

“Policia e ka konfiskuar armen me të cilën u kry sulmi, por jo në shtëpinë e të arrestuarve, pasi arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Pra, armët e konfiskuara nuk janë arma më të cilën u krye sulmi”, ka shtuar Makolli.