Për një rast të lëndimit në punë që ka ndodhur në Deçan gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar rast.
Një punëtor i mishtores “Vëllezërit Neziraj” në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan derisa ka qenë duke punuar, makina për bluarjen e mishit ia ka këputur shuplakën e njërës dorë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Deçanit.
Për shkak të gjendjes serioze, viktima është transportuar më pas në Spitalin e Pejës, por ka vazhduar për në QKUK, si pasojë e lëndimit të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë vendin e punës”.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga mishtorja, teksa s’kanë pranuar të japin më shumë detaje.