Ford ka siguruar së fundmi një patentë për krijimin e një makine vetë-drejtuese me ndenjëse të lëvizshme, kështu pasagjerët mund ulen përballë njëri-tjetrit, ashtu si tek dhoma e ndenjejes. Me makinën vetë-drejtuese, edhe drejtuesi do të mund t’i bashkohet bisedës me pasagjerët e tjerë, ndërkohë që makina ecën vetë.
Ford aplikoi për këtë patentë në muajin maj dhe e siguroi këtë muaj. Ajo nuk është e kompania e parë që ka dhënë idenë e krijimit të një makine të tillë. Mercedes-Benz po punon gjithashtu për krijimin e një makine që do të ketë ndenjëse të lëvizshme.