Mirëmbajtësit e kopshtit zoologjik në Dudley të Anglisë, janë befasuar me sjelljet e pazakonta të një majmuni, të cilat besohet se i ka zhvilluar vet.
Kafsha gjashtëvjeçare, ka marrë një shkop të vogël për të pastruar veshët dhe kërthizën, gjë për të cilën nuk është stërvitur kurrë, transmeton Telegrafi.
Pos këtij veprimi, ka shfrytëzuar gishtërinjtë nga të dy duart, për të pastruar pjesë të ndryshme të trupit, që nuk është parë më herët.
Pritet që me këtë majmun të merren hulumtuesit, për të vërejtur nëse mundet të kryejë edhe veprime tjera. /Telegrafi/