Vizitorët shikonin të habitur, derisa një grup majmunësh po iknin prej kafazeve të tyre në kopshtin zoologjik në Belfast të Irlandës.
Ata shfrytëzuan një trung që e kishte rrëzuar era, për të kaluar në anën tjetër të rrethojës, ku qëndruan për një kohë, transmeton Telegrafi.
“Zona u sigurua menjëherë, por nuk ndërmorëm ndonjë aksion për t’i kthyer. Pas shëtitjes nëpër pemë, u kthyen vet në kafazet e tyre” ka thënë një zyrtar i kopshti zoologjik.
Në anën tjetër, vizitorët u frikësuan prej majmunëve edhe pse ata nuk ishin aspak agresiv, ndërsa eksperiencën e përshkruan si të rrallë dhe mbresëlënëse. /Telegrafi/