“Majmun në taka”? Ofendojnë rëndë Michelle Obamën

E publikuar: 16/11/2016 07:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoresha e një organizate dhe një kryebashkiak në një qytet të vogël në West Virginia, kanë ofenduar rëndë Zonjën e Parë, Michelle Obama.

“Do të jetë shumë relaksuese që ta kemi një grua me klas, të bukur dhe dinjitoze në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë e lodhur duke parë një majmun në take”, shkruhet në statusin racist të Pamela Ramset Taylor, drejtoresha e Clay County Development Corp pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.

Por, kryebashkiaku i Clay, Beverly Whaling, i cili pritej ta kritikonte për sulmin racist ndaj Mishel Obamës, i ëshë përgjigjur në status ” Sapo ma zbukurove ditën Pam “.

Këto komente janë bërë hit në rrjet, edhe pse Pamela e ka fshirë postimin e saj./albeu