Fituesja e Medaljes së Artë Olimpike në “RIO 2016”, xhudistja Majlinda Kelmendi, pritet që sot të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë në orën 18:00.
Pritja zyrtare e Majlinda Kelmendit, do të bëhet nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, si dhe shumë zyrtarë të lartë shtetërorë.
Ajo më pas do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës, ku do të përshëndetet me qytetarët.
Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.
Kelmendi ka mposhtur në finale Odette Giuffrida nga Italia, për t’u stolisur më pas me medaljen e artë.
Majlinda Kelmendi, është b֝ërë kampione botërore në vitin 2013, në xhudo për femra, në kategorinë deri në 52 kilogram.
Kosova për herë të parë shënon fitore historike, duke fituar medalje olimpike.
Edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike Verore ka nisur më 5 gusht në Rio Janeiro të Brazilit, ku Kosova është paraqitur për herë të parë.
Kosova në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit u përfaqësua nga 8 sportistë të disiplinave të ndryshme, të cilët nuk arritën të përfundojnë garat me sukses./rel/