Majlinda dëshmon se është nëna më seksi e estradës

E publikuar: 07/11/2017 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo mori gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve që nga lidhja e saj me reperin e njohur Majk, transmeton Gazeta Express.

Vetëm disa muaj më parë Majlinda përjetoi ndjenjën më të bukur duke u bërë nënë për herë të parë.

Por, pas lindjes së djalit Majlinda shumë shpejt ka arritur të kthejë në formë linjat turpore. Këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve që ajo poston në rrjetet sociale.

Këto ditë modelja e njohur ka shkuar së bashku me një shoqe për pushime në Turqi. E nga atje Majlinda publikon imazhe shumë të bukur.

Por, në një fotografi që ka publikuar së fundmi ajo dëshmon se është nëna më seksi e estradës. 

Kujtojmë se Majlinda e Majku u bënë prindër disa muaj më parë. Deri më tani ata nuk kanë sqaruar për raportin e tyre, megjithatë Roani i vogël do t’i lidh gjithmonë ata./Gazeta Express/